Bahtiri: Një mbetje e pushtetit të kaluar tentoi ta prishë tubimin me Kurtin dhe Osmanin
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është deklaruar pas një incidenti që ndodhi në një tubim në Mitrovicë ku ishte edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se një person tentoi të prishë këtë tubim, por nuk ia doli, njofton Klan Kosova.
Gjatë tubimit ai kishte tentuar t’i bëjë pyetje Kurtit dhe Osmanit, por nuk u la nga sigurimi.
Për këtë person, Bahtiri ka shkruar se është “mbetje e pushtetit të kaluar”.
“E kuptueshme, se kjo mbështetje mbarë popullore nuk iu ka pëlqyer atyre që e terrorizuan qytetin deri në ardhjen time si kryetar komune, me ç’rast disa mbetje të tyre përmes një individi tentuan t’ia humbin madhështinë tubimit, por që këtë nuk e arritën e as nuk do ta arritin asnjëherë në Mitrovicë sa të jem unë kryetar komune”.
Ndërkaq, për sharjet dhe ofendimet në adresë të Kurtit dhe Osmanit nga serbët në pjesën veriore të Mitrovicës, Bahtiri tha se ishin struktura kriminale.
“Vizitën e vazhduam në lagjen Kodra e Minatorëve, ku u mirëpritëm nga banorët e kësaj lagje, duke përfunduar me sukses të plotë tubimin. Natyrisht që strukturave kriminale serbe atje, nuk iu shkoj për shtati kjo vizitë, por që përveç disa brohorimave nga distanca nuk arritën të bëjnë diçka më shumë”.
Qytetari këmbëngulte t’i bëjë pyetje Kurtit, Bahtiri shan në drejtim të tij
Shiko videon e meposhtme: