Carovska: Me modelin hibrid sigurojmë mësim të suksesshëm edhe në gjysmëvjetorin e dytë
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, e vizitoi shkollën e mesme të artit SHMSHAD “Lazar Liçenoski” në Shkup. Mësimi në këtë shkollë zhvillohet me prani fizike dhe i është përshtatur mësimit praktik të nxënësve.
Siç informon MASH, Ministrja Carovska në takimin me drejtorin e shkollës Filip Fidanovski tha se MASH-i, sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundjet Infektive, i siguroi të gjitha kushtet për realizimin e pandërprerë të mësimit gjatë kohës së pandemisë.
Modeli hibrid tashmë i vendosur nga gjysmëvjetori i parë u tregua i suksesshëm dhe mësimi vazhdon sipas modelit të njëjtë. Në këtë mënyrë, sigurohet vazhdimësia e mësimit në gjysmëvjetorin e dytë pas modelit tashmë të vendosur të suksesshëm nga gjysmëvjetori i parë, i cili është në interes të nxënësve, mësimdhënësve dhe shëndetit publik.
“Drejtori Fidanovski e informoi Ministren se nxënësit përgatiten për dhënien e provimit e ardhshëm të Maturës dhe në mënyrë të rregullt e kanë paraqitur në afatin e vërtetuar me ligj.
Në takimin u diskutua edhe për reformat në arsimin fillor që janë lëndë e debatit publik dhe në fazën e definimit.
“I jap mbështetje të plotë proceseve të reformave në arsimin fillor, sepse me to sistemi arsimor përshtatet me ato në vendet më të zhvilluara në botë dhe në Evropë,” theksoi Fidanovski.
Vizita ishte shfrytëzuar që të shihen kushtet për mësimin në shkollë dhe të diskutohet për investimet e mundshme.