Carovska: Reformat do të bëhen gradualisht, të gjithë do të kenë mundësi të përfshihen në proces
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot në pyetjet e gazetarëve në lidhje me komentet për draft konceptin u përgjigj se një pjesë e madhe e opinionit akademik dhe mësimdhënësve qëndrojnë mbrapa draft konceptit për arsimin fillor dhe se në këtë koncept ajo nuk është e vetme.
Carovska theksoi se pritet që në vendin tonë kur bëhet fjalë për ndonjë reformë të madhe e cila është e rëndësishme të kemi qëndrime të kundërta.
“Të gjitha komentet që kanë qëllime të mirë janë të mirë se ardhura dhe natyrisht ato të cilat janë të përzgjedhura dhe janë me vend do t′i marrim parasysh. Kjo reformë do të thotë cilësi në arsim për të gjithë fëmijët të cilët janë të përfshirë në sistem dhe për ata të cilët do të përfshihen në sistem. Me reformat ecim ngadalë sepse po hyjmë në dy klasë nga e tërë nëntëvjeçarja, përkatësisht nuk po hedhim hapa radikal siç janë bërë më parë, por koncepti gradualisht do të futet deri në klasën e nëntë”, thotë Carovska.
Ajo shton se të gjithë mund të lexojnë dokumentin dhe se asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë.
“Ky koncept i të mësuarit përgatitet nga pedagogë, psikolog dhe mësimdhënës, në bazë të së cilëve do të përpilohen programe mësimore ku do të marrin pjesë të gjithë palët e interesuara. Në programet mësimore për shkencat shoqërore, do të marrin pjesë historianë, sociologë, gjeografë për shkencat natyrore, matematikanë, kimistë, biologë, fizikan”, theksoi Carovska.