Çmime të reja të derivateve të naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,21 % në raport me vendimin e datës 28.12.2020.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin e datës 28.12.2020.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 denarë/ litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,062 den/kg në raport me vendimin e datës 28.12.2020. Nga data 5.1.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 61,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS -98 62,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 53,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 52,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 28,763 (denarë/kilogram)
Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje: te benzina për 2,036 %, te nafta për 0,581 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,566 % dhe te mazuti për 0,760%.