Drejtori Demiri: Realizim i lartë i Planit Operativ për punësim edhe në kushtet e krizës KOVID
Drejtori i Agjencionit për Punësim, Abdush Demiri sot në një konferencë për shyp bashkë me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, informuan në lidhje me rezultatet e Planit Operativ për programet dhe masat aktive të punësimit dhe shërbimet e tregut të punës për vitin 2020, njofton ALBAZONE MEDIA.
“Realizim i lartë i Planit Operativ për punësim edhe në kushtet e krizës KOVID, përqindje rekord e pjesëmarrjes së të rinjve.
Bashkë me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur në Qeverinë e RMV-së, informuan në lidhje me rezultatet e Planit Operativ për programet dhe masat aktive të punësimit dhe shërbimet e tregut të punës për vitin 2020.
Plani operativ për punësim për vitin 2020 në kushtet e krizës së shkaktuar nga virusi KOVID 19 kishte një realizim të lartë prej 94.5 përqind dhe përfshiu 10 953 persona të papunë.
Këtë vit, më e dukshme është pjesëmarrja e të rinjve deri në 29 vjeç, të cilët zënë 66.8 përqind të njerëzve të përfshirë në programet dhe masat aktive të punësimit”, tha mes tjerash Drejtori Demiri.