Maqedoni

Ekonomisti Suad Alili emërohet drejtor në NPK “Mirëmbajtja”- Zhelinë

Shpërndaje

Ekonomisti i dalluar dhe ish këshilltarë në komunën e Zhelinës, Suad Alili nga sot është emëruar drejtor në NPK “Mirëmbajtja”- Zhelinë, njofton ALBAZONE MEDIA.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Për shkak të riorganizimit të brendshëm të stafit administrativ të Komunës së Zhelinës, dhe angazhimeve të reja që duhet të ndermerren në vazhdim, ju njoftojmë se nga sot Sedat Rushani do duhet të lëshojë detyrën: drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Mirëmbajtja” – Komuna e Zhelinës, respektivisht ai do të jetë i angazhuar me detyrë të re në sektorin e urbanizmit si udhëheqës për planifikimin dhe mbrojtjen e ambientit jetësor në territorin e Komunës së Zhelinës.

Në detyrë drejtor i NPK “Mirëmbajtja”- Komuna e Zhelinës emërohet Suad Alili, i cili vin nga rradhët e këshilltarëve të komunës së Zhelinës.

Sedatit si inspektor dhe Suadit si drejtor, para se të gjithash i’u dëshirojmë shumë shëndet dhe suksese të reja në detyrën që ne e konsiderojmë të shenjtë, e që ajo është shërbimi ndaj qytetarëve tanë.

I sigurojmë qytetarët se të dyja këta institucione brendakomunale, do të drejtohen nga njerëz që janë punëtorë të dëshmuar, e si njerëz të respektuar për angazhimin permament, njëri si këshilltar e tjetri i drejtor i deritanishëm e të cilët çdoherë e në çdokohë kanë qenë në gatishmëri pune dhe vullnetarë të palodhur për kontributin ndaj qytetarëve.

Sqarim për opinionin:

Komuna e Zhelinës këtë vit, do të jetë e fokusuar me theks të veçantë në ruajtjen e ambientit jetësor gjegjësisht luftimin ndaj të gjithë personave të papërgjegjshëm të cilët ndotin ambientin jetësorë me krijimin e deponive të egra në vende të ndaluara nga autoritetet e Komunës.Duke e patur parasysh këtë, Komuna e Zhelinës ka përpiluar planin strategjik për eliminimin e të gjitha deponive që ekzistojnë në hapësirën e territorit tonë, të cilat janë të shkaktuara si pasojë e njerëzve të papërgjegjshëm.Në këtë drejtim,komuna vlerëson se në krye të këtij inspektimi duhen njerëz me përvojë si Sedati dhe të cilët e njohin mirë planin operativ dhe terenin me të cilin duhet ballafaquar, e nga ana tjeter, NPK me Suadin që mes punëve tjera poashtu do duhet të jetë në krah të këtij Plani strategjik të komunës për mirëmbajtjen dhe mbikqyrjen e të gjithë terrenit.

Për fund, kërkojmë nga qytetarët tanë që t’na japim përkrahjen e plotë që së bashku t’i luftojmë këto abuzime që i bëhen natyrës dhe ambientit ku jetojmë e frymojmë të gjithë ne. Nuk duhet harruar se kemi të njëjtin ajër të gjithë ne, pa dallim.Zero tolerancë ndaj ndotësve. Të frymojmë lirshëm dhe pastër!

KOMUNA E ZHELINËS