MaqedoniTop Lajme

Eurodeputeti Kovaçev e quan si provokim ndaj Bullgarisë kthimin e mësimit të gjuhës serbe në shkolla

Shpërndaje

Eurodeputeti i GERB Andrej Kovaçev i ka quajtur si provokim deklaratën e Zaevit për kthimin e mësimit të gjuhës dhe kulturës serbe në shkolla.

“Nëse Zoran Zaev zëvendëson fjalën serbisht me bullgarisht për mësimdhënie në shkolla, do të ketë tërmet, megjithëse nuk do të ketë problem për asnjë gjuhë tjetër”, tha eurodeputeti i GERB Andrej Kovaçev në një intervistë me agjencinë e lajmeve “Fokus”.

Lidhur me synimin e autoriteteve maqedonase për të ndërtuar një qendër kulturore serbe, si dhe për ta kthyer mësimin e gjuhës dhe kulturës serbe në shkolla, Kovaçev tha se është e drejtë sovrane e çdo shteti të bëjë atë që dëshiron.

“Nuk është ajo që ata vendosën të bënin, por fakti që ata po i përdorin këto vendime si një provokim kundër Bullgarisë”, tha Kovaçev.

Bullgaria nuk e lejoi Maqedoninë të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Vetoja e tyre po e mban vendin në rrugën e tij drejt BE-së. Për Shqipërinë, ata dhanë dritën jeshile për të filluar negociatat.