Fetai: Nuk ka prova që lidhin Veljanovskin me rastin “Monstra”
Prokurorja Fatime Fetai sot ka folur gjatë fjalëve përfundimtare për rastin “Monstra”, respektivisht për vr*asjes e pesëfishte në Liqenin e Smilkovës me 12 prill të vitit 2012. Prokurorja tha se donte të përgënjeshtronte disa teori të përhapura, respektivisht ajo që automjeti “Opel Omega” i përkiste policisë dhe se ishte vendosur në vendngjarje, dhe se vr*asjet ishin kryer diku tjetër, por edhe teoria që ish-kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski ishte përfshirë në rastin në fjalë.
“U përhap gjithashtu informacioni se fëmijët ishin në kontakt të afërt me djalin dhe vajzën e Trajko Veljanoskit me të cilët ishin shoqëruar shpesh dhe gjoja kjo është arsyeja pse u likuiduan. Asnjë provë nuk është propozuar për një gjë të tillë deri më tani, as nuk ka pasur ndonjë indikacion që fëmijët e vr*arë njihnin fëmijët e një zyrtari të lartë, aq më pak që kishin ndonjë borxh”, tha Fetai.
Për vr*asjen e pesëfishtë, ku u vr*anë pesë djemtë Kire Traiçkovski, FIlip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, në procedurën paraprake për rastin me bu*rg të përjetshëm u dë*nuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata supreme në dhjetor të vitit 2017 i hoqi aktvendimet, i liroi nga parabu*rgimi të dë*nuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim.
Rastin “Monstra” e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.