RajoniTop Lajme

Halil Kastrati: Dikur vetëm ëndërr, sot realitet!

Shpërndaje

Dikur vetëm ëndërr, sot realitet!

Përvoja jetësore më ka mësuar se pas çdo suksesi, fshihet shumë sakrificë, djersë dhe besim i verbër se synimi yt do të realizohet.

Fill të vetëm, dhe pa asnjë përkrahje, por më mbështetjen te Zoti, nisëm hapat e parë drejt ëndërrës tonë.

Me ditë e netë pa gjumë, me qindëra kilometra gjatë ditës duke i kaluar, nga shtëpia në shtëpi, nga dhimbja ne dhimbje, të gjitha stuhive i bëm ballë.

Një dekadë më parë njerëzit që na besonin numëroshin në gishta të dorës, e sot janë komplet shqiptarët.

Gëzoheshim nëse ushqenim pak persona nëpër kuzhinat tona, e ishim në delir nëse ndërtohej një shtëpi. Me kontributin tuaj, ne tash kemi strehuar mbi 1 mijë familje, kemi bërë realitet “Shtëpinë e të Moshuarve”, ndihmojmë me qindëra jetimë, ushqejmë qindëra persona në dy kuzhinat tonat – në Prizren dhe Janjevë, derisa në secilën fatkeqësi natyrore në ambientin shqiptar, jemi dora e zgjatur për nevojtarët.

Ju ishit mbështetja jonë, andaj ne vazhdojmë…. Jetimat e Ballkanit