RajoniTop Lajme

Haradinaj foli për “Shqipërinë e Madhe”, acarohet Vuçiç

Shpërndaje

“Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe ‘Shqipëria e Madhe’ do të ishte një kërcënim për të gjithë”, ky ka qenë reagimi i bërë nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic, pas deklaratave të bëra nga kreu i AAk-së Ramush Haradinaj, i cili foli për bashkimin me Shqipërinë.

Vuçic c tha se për deklaratën e Haradinajt mbi mundësinë e një referendumi për bashkimin të Kosovës me Shqipërinë, Serbia do ta ketë “një përgjigje adekuate”, ndërsa shtoi se “kërcënimet nuk duhet të kthehen me kërcënime”.

“Përgjigja ime është – ju e bëni punën tuaj, çfarëdo që dëshironi, dhe ne do të kemi një përgjigje të mirë dhe adekuate, dhe qytetarët nuk duhet të shqetësohen”, tha Vuçiç.

Ai tha se do të dëshironte të dëgjonte më shumë reagime nga Ëashingtoni, Brukseli dhe qendrat e tjera të fuqisë në botë lidhur me deklaratën e Haradinajt.

“Zoti na ruajt që dikush nga pala jonë të flasë për nodnjë lloj tjetër të bashkimit në Ballkan… jo vetëm që do të na vendosnin sanksione, por ata gati do të na bom*bardonin”, ka deklaruar presidenti serb.

Vuçiç tha se Serbia nuk është një “rrjedhë e cekët” në mënyrë që të gjithë ta kalojnë atë me lehtësi.

Ai tha se “Haradinaj është një njeri i rrezikshëm dhe një politikan serioz që lutet të bëhet presidenti i ri i të ashtuquajturës Kosovë”. Vuçiq tha se “nëse ai do të zgjidhej me mbështetjen e Albin Kurtit, atëherë ata do të kishin një qeveri të Kosovës dhe një të ashtuquajtur president që mbron bashkimin me Shqipërinë”.

Vuçiç shtoi se ky është një “fakt politik” dhe kjo është arsyeja pse ai nuk e kuptoi entuziazmin e disa njerëzve në Beograd me një “plejadë të tillë forcash në Prishtinë”.

“Ne e pranojmë atë si një fakt politik dhe gjithmonë do të reagojmë ndaj tij”, shtoi Vuçiç.