Rajoni

Hoti thotë: Ekonomia po i kthehet realitetit, u rritën të hyrat nga Dogana për 11%

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë se ekonomia e Kosovës është duke ju kthyer realitetit. Sipas tij, është rritur edhe qarkullimi i bizneseve.

Hoti po ashtu ka renditur edhe rezultatet e siç ka thënë ai kthimit normalitetit, shkruan Syri Kosova.

Shefi i ekzekutivit madje ka bërë të ditur se kanë shënuar rritje për 11 për qind të hyrat përmes Doganës së Kosovës.

Postimi i plotë i Hotit:

Lajm shumë i mirë – Ekonomia po i kthehet normalitetit. Qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm.

Të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Ndërkaq, të hyrat nga ATK në janar 2021 janë të ngjashme me janarin e vitit 2020.

Kthimi në normalitet është rezultat i:

1. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2020 prej 365 mil euro,

2. Ligjit për rimëkëmbje që ka mobilizuar menjëherë në dhjetor mbi 200 mil euro pë qytetarë,

3. Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2021 në shumë prej 222 mil euro që ka nisur të zbatohet, si dhe

4. Efektit të shpenzimeve të diasporës në dhjetor të vitit të kaluar.

Me ardhjen e vaksines, do ta mundim plotësisht këtë pandemi, e do t’i kthehemi jetës dhe punës nornalisht. Mirënjohës ndaj atyre që kanë qëndruar në ballë të kësaj pandemie për një vit të tërë.

Jam mirënjohës ndaj ekipit të mrekullueshëm brenda kabinetit tim si dhe ndaj gjithë kabinetin qeveritar. Sigurisht, kërkoj mirëkuptim për presionin e bërë ndaj tyrë që të zbatojmë sa më shpejt masat e rimëkëmbjes.

Kur sheh këto rezultate, e kupton se ia ka vlejtur çdo minutë e punës dhe angazhimit, si dhe ballafaqimit publik për të mbrojtur politikat tona ekonomike.