KurioziteteTop Lajme

I zemëruar nga shkarkimi, ai u kthye në fabrikë dhe shkatërroi 50 automjete me një ekskavator

Shpërndaje

Incidenti ndodhi në fabrikën Mercedes në veri të Spanjës dhe dëmi vlerësohet në 2 milionë euro.

Një ish-punëtor nga fabrika e Mercedesit në Vitoria, vodhi një ekskavator nga kantieri dhe u drejtua për në ish-ndërmarrjen e tij, rreth 20 km larg.

Pasi theu gardhin, ai u drejtua për furgonët e rinj Mercedes, të sapo bërë, që ishin parkuar rreth fabrikës, transmeton Telegrafi.

Rezultati është mbi 50 kopje të dëmtuara rëndë të modeleve Vito dhe V-Class, të cilat prodhohen në këtë fabrikë spanjolle, dhe dëmi, aktualisht vlerësohet në më shumë se 2 milion euro.

Punëtori përfundimisht u arrestua dhe u akuzua për disa krime.

Sipas mediave vendase, është një fat që incidenti ndodhi në një kohë kur impiantet nuk po funksiononin, dhe vetëm anëtarët e shërbimeve të sigurimit dhe mirëmbajtjes ishin rreth fabrikës, kështu që nuk pati lëndime ose viktima.

Dëmi mund të ketë qenë edhe më i madh, duke marrë parasysh që, sipas dëshmitarit, punëtori u përpoq të hynte në sallën e prodhimit me një ekskavator në mënyrë që të dëmtonte pajisjet e shtrenjta, por ai nuk ia doli.

Është interesante që ky 38-vjeçar nuk u pushua nga puna kohët e fundit, për shkak të krizës së fundit ekonomike, por u pushua nga puna në vitin 2017, kështu që supozohet se ai ka qenë duke përgatitur “hakmarrje” për ish punëdhënësin e tij për një kohë të gjatë.

Motivet e sakta të veprimeve të tij do të dihen kur ai të paraqitet para gjykatësit.