MaqedoniTop Lajme

“Kompanitë që kanë marrë ndihma nga shteti dhe nuk kanë paguar pagat e nëntorit kanë afat një javë”

Shpërndaje

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska në një dalje për media theksoi se të gjitha kompanitë që kanë marrë ndihma financiare nga shteti dhe nuk kanë paguar pagat e punëtorëve për muajin nëntor kanë afat nga një javë për të paguar pagat.

“Numri i ndërmarrjeve që nuk kanë paguar pagat e punëtorëve për muajin nëntor dhe kanë marrë ndihma financiare nga shteti u zvogëlua nga 29 dhjetor deri më 31 dhjetor. Të gjitha kompanive që nuk paguanin punëtorët iu dha vërejtje dhe afat një javë, përndryshe do të ketë bllokim të llogarive”, deklaroi Sanja Llukarevska – Drejtoreshë e DAP.

Ajo shtoi se ka kompani që nuk kanë paguar edhe pagat e muajit tetor edhe pse kanë marrë ndihma financiare nga shteti dhe se për ata kompani do të ketë sanksione.

Llukarevska vuri në dukje se shumica e kompanive që nuk kanë paguar pagat e punëtorëve janë nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari.