Kurti prezanton aderimin e ri në LVV
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin e ri në partinë e tij.
Kurti ka prezantuar Amir Mamushën, për të cilin ka treguar edhe të arriturat e tij dhe motivet pse iu bashkua LVV-së.
“Amir Mamusha i lindur në vitin 1989, nga Tusuzi i Prizrenit, pasi kreu gjimnazin ”Gjon Buzuku”, vazhdoi dhe përfundoi studimet e nivelit bachelor në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Gazit në Ankara. Gjatë studimeve Amiri u njoh me Blerim Sallahun, i cili është këshilltar yni ligjor në Lëvizje. Momentalisht Amiri është në përfundim të disertacionit të doktoraturës në departamentin e Ortodoncisë. Dija profesionale dhe vullneti i mirë i Amir Mamushës tash do të gjejnë shprehje në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe progresin e vendit tonë”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Amir Mamusha i lindur në vitin 1989, nga Tusuzi i Prizrenit, pasi kreu gjimnazin ”Gjon Buzuku”, vazhdoi dhe përfundoi studimet e nivelit bachelor në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Gazit në Ankara. Gjatë studimeve Amiri u njoh me Blerim Sallahun, i cili është këshilltar yni ligjor në Lëvizje. Momentalisht Amiri është në përfundim të disertacionit të doktoraturës në departamentin e Ortodoncisë. Ai ka qenë zyrtar për marrëdhënie me jashtë në Odën e Stomatologëve të Kosovës, dhe përmes lobimit ka ndihmuar në anëtarësimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Stomatologjisë. Dija profesionale dhe vullneti i mirë i Amir Mamushës tash do të gjejnë shprehje në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe progresin e vendit tonë.