Maqedoni

Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kroacisë, znj. Nives Tiganj

Shpërndaje

Me ambasadoren e Kroacisë në Shkup, znj. Nives Tiganj, sot realizuam një takim ku diskutuam për aktualitetin politik në vend, rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, si dhe për bashkpunim në mes dy vendeve mike. Znj. Tiganj dha përkrahjen e shtetit Kroat për vendin tonë për anëtarësimin në BE, edhe përskaj gjitha vështirësive gjatë rrugëtimit tonë në procesin euro-integrues. Gjithashtu, në takim u dakorduam që bashkpunimi jonë do të forcohet edhe në aspektin bujqësor, duke thelluar edhe më tej miqësinë në mes dy vendeve.