Mjekët amë me protokoll për përdorimin e ilaçit “Ivermectin”
Ilaçi i cili do të përdoret për pacientët me Covid-19, nuk është në listën pozitive të barnave të mbuluara nga FSSH dhe do të lëshohet në recetë rozë.
Kolegjiumi ekspert për Klinikën Universitare për Pulmonologji dhe Alergologji dhe qendrat kovide në bllokun e mjekësisë interne, përgatiti një mendim për përdorimin e ilaçit “Ivermectin” në pacientët e infektuar me coronavirus.
Protokolli u është dërguar dje mjekëve amë përmes Odës së Mjekëve, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Deri në fund të javës, Oda e Mjekëve do të organizojë një leksion online për mjekët amë në të gjithë vendin për të shpjeguar më tej protokollet, ndërsa javën e ardhshme Oda e Mjekëve do të organizojë diskutim online me mjekët e klinikave në lidhje me përdorimin e ilaçit.
“Ivermectin” nuk është në listën pozitive të ilaçeve të mbuluara nga FSSH.