Një ditë para afatit, gjithçka gati për koalicionin LDK-AKR: Partia e Pacollit do t’i ketë tetë kandidatë në listë
Zyrtari i Aleancës Kosovare e Re, Fatmir Matoshi, ka konfirmuar për Gazeta Blic, se tashmë janë në përfundim të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.Ani pse gjendej në teren, Matoshi thotë se shumë pranë janë marrëveshjes përfundimtare parazgjedhore me partinë e Isa Mustafës.Konfirmon se AKR, në listën zgjedhore të LDK-së, do t’i ketë tetë deri në 10 kandidatë për deputetë.
Por, thotë se ai mendon se do të jenë tetë kandidatë të AKR-së.“Jam në teren, e nuk e di saktë a e kanë përfunduar deri më tani, por jemi shumë afër përfundimit të marrëveshjes përfundimtare me LDK-në. Janë përfolur prej tetë deri në 10 kandidatë, por besoj që do të jenë tetë”, ka thënë Matoshi.Ai u shpreh i bindur në fitore të këtij koalicioni, duke thënë se këto zgjedhje, përveç AKR-së e LDK-së, janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.
Thotë se LDK gjithmonë ka qenë parti shtetformuese që ka punuar për të mirën e Kosovës.
“Mendoj që do të fitojmë. Jo për AKR-në e LDK-në, por këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. LDK gjithmonë ka qenë parti shtetformuese, që ka punuar në të mirën e Kosovës. Kjo ka qenë arsyeja pse ne edhe në të kaluarën, edhe tani kemi vendosur që të bashkëpunojmë me ta”, ka thënë shkurt Matoshi për Gazeta Blic.Gazeta Blic, gjatë ditës, mori konfirmimin nga Partia Demokratike e Kosovës, se janë të gatshëm që Fatmir Limajn, ta pranojnë si kandidat të tyre për deputet, por që refuzuan që do të bëjnë koalicion mes partive me NISMA-n Socialdemokrate.