Portugalia shpreson në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në korrik
Kryesuesja aktuale me BE-në, Portugalia, shpreson se në gjysmën e parë të këtij viti do të zhbllokohet kontesti me Sofjen dhe se do të mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Në të njejtën kohë, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski porositi se asnjë vend anëtar i Unionit nuk guxon përmes vendosjes së kërkesave irracionale ta sjellë në pikëpyetje të ardhmen evropiane të popullit tonë. Kryeministri Zoran Zaev, ndërkaq, tha se fokusi në bisedimet me Bullgarinë deri në zgjedhjet tek ata, do të jetë në Planin e Aksionit, pas çka do të pasojë zhvillimi i bisedimeve në nivel politik.
Sekretarja shtetërore portugeze e angazhuar për BE, Ana Paula Zakariash, deklaroi për MIA-n se vendi i saj, i cili kryeson me BE-në deri në korrik të këtij viti, shpreson se do të zhbllokohet kontesti me Sofjen dhe do të mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.
Zakariash për MIA-n, madje ka porositur se zgjerimi i BE-së është prioritet për presidencën portugeze që ka filluar më 1 janar dhe zgjat deri më 30 qershor këtë vit. Shtoi se në vijim janë kontaktet me dy palët- Shkupin dhe Sofjen për gjetjen e zgjidhjes së kontestit dypalësh që e bllokon hapjen e negociatave me BE-në.
“Kemi filluar me kontakte politike me Bullgarinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut që të arrijmë të gjejmë rrugë në hapjen e procesit dhe gjatë kohës së kryesimit tonë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe më Shqipërinë”, ka deklaruar sot Zakariash në Bruksel.
Ndërkohë, presidenti Stevo Pendarovski, në takim me euroambasadorin Ripard Gir, porositi se integrimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një garanci thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm demokratik, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Asnjë vend-anëtar i Unionit nuk guxon të rrezikojë të ardhmen evropiane të popullit tonë duke bërë kërkesa irracionale. “Vetëm përmes dialogut dhe respektimit të parimeve dhe vlerave themelore të Bashkimit Evropian, si dhe ligjit ndërkombëtar mund të kapërcehen ndryshimet dhe sfidat bilaterale”, tha Pendarovski
“Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet fuqimisht e përkushtuar në politikën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, tha presidenti Pendarovski, duke theksuar se fillimi i negociatave të anëtarësimit do të jetë një shtysë shtesë për të përshpejtuar reformat”, tha Pendarovski.
Geralld Knaus nga Nisma evropiane për stabilitet (NES) mbrëmë deklaroi se atë që e pamë nga Bullgaria është për keqardhje dhe nuk është në interesin nacional të Bullgarisë.
Knaus, thekson se përfundimisht Bullgaria do të kuptojë se nuk mund të imponojë diçka, që ata mendojnë se është, për një komb tjetër, por gjithashtu se shpreson që kjo të ndodhë së shpejti, përse nuk do të donin të humbasim tre vjet.
“Marrëveshja me Greqinë e bën pozicionin tuaj më të fortë. Qeveria juaj gjithmonë ka thënë që ne jemi maqedonas, ne flasim maqedonisht dhe mendoj se nëse ky mesazh është i fortë dhe nëse Bullgaria mendon dhe sheh se është në interesin e saj që të ketë një fqinj të qëndrueshëm dhe miqësor. Në fund të fundit, nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë ata për historinë e shekullit të 19-të ose 20-të, ata nuk do të ndryshojnë atë që ju mendoni, sepse nuk është evropiane”, thotë Knaus.
Sipas tij, kur të bëhemi pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane do të zhduken paragjykimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse ata do të shohin që 80 për qind e punës është bërë dhe ne do të kemi argumente më të forta për anëtarësimin, por se nuk është alternativë, nuk duhet të jetë kurrë alternativë, por është një hap konkret tranzitor që është tërheqës për qytetarët dhe lejon qeveritë të mos zvogëlojnë reformat.
“Sipas analizës objektive të vetë Komisionit Evropian, Maqedonia e Veriut sot përmbush legjislacionin e BE-së ashtu si Serbia dhe Mali i Zi. Edhe pa negociata, ju jeni në të njëjtin nivel me dy udhëheqësit në negociata. Nëse keni qeveri të përkushtuar siç ka qenë gjatë dy viteve të fundit për zbatimin e reformave, nëse keni shoqëri që e dëshiron atë, nëse keni akademikë, grupe studimore, biznese, grupe interesi që e shohin këtë si të besueshme, ju mund ta bëni këtë për disa vjet”, thotë Knaus.
Kryeministri Zoran Zaev, lidhur me bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, dje theksoi se fokusi në bisedimet me Bullgarinë deri në zgjedhjet tek ata, do të jetë në Planin e Aksionit, pas çka do të pasojë zhvillimi i bisedimeve në nivel politik.
“Procesi i negociatave zyrtare përfundoi, besoj se vijon procesi i realizimit të Planit veprues, ndërsa menjëherë pas zgjedhjeve të hyjmë në bisedime dhe negociata në baza politike, sepse gjithmonë para zgjedhjeve në të vërtetë është joracionale dhe pakujdesi të negociohet për tema politike. Nuk mund të punojmë në Planin veprues, infrastrukturë, sport, arsim, shoqëri informatike, turizëm dhe detyrime të tjera, të cilat janë të të dyja palëve me qëllim që ta përforcojmë miqësinë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë”, theksoi Zaevi.
Për detajet e shkëmbimit të ideve midis grupeve të punës dhe ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për nonpejperin, mendimi ynë i fundit ndaj vendit fqinj, por edhe reagimi i tyre i cili pasoi si përgjigje e Planit tonë veprues me siguri do të informohen deputetët në Komisionin kuvendor për politikë të jashtme.
Zaevi përmendi se në koordinim me kryetarin e Komisionit kuvendor për politikë të jashtme do të dakordohet termin e saktë për mbajtjen e seancës në të cilën deputetët nga ky Komision do të informohen për zhvillimet aktuale me Bullgarinë, ku do të merret parasysh që ata të mos kenë detyrime të tjera pune në Parlament.
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në intervistën e së shtunës për MIA-n zbuloi se me siguri këtë javë Plani ynë veprues dhe përgjigjja e Bullgarisë të do të gjenden para Komisionit kuvendor për Çështje Evropiane apo për politikë të jashtme.
Planin veprues, të cilin ne ia ofruam Bullgarisë dhe në të cilin ata tani përgjigjen, nuk ka absolutisht kurrfarë momenti për shenja të identitetit – gjuhës dhe kombit, por vetëm propozojmë një set masash që do të mund ta “relaksojnë” atmosferën në muajt në vijim, theksoi Pendarovski në intervistën për MIA-n. Sipas tij, përgjigjja e Sofjes në propozimi tonë Plani veprues nuk del jashtë parametrave të përgjigjeve të vjetra bullgare.
“Nuk mund të shoh diçka thelbësisht ndryshe nga pozicionet e tyre….Megjithatë, përgjigjen që e pashë nga pala bullgare në Planin tonë veprues nuk përgjigjet në një pjesë të kërkesave tona. Ka edhe për atë, megjithatë, sërish në të vendosni çfarë ju mendoni për shenjat e identitetit të kombit maqedonas. Ne këtë nuk e kërkojmë, Nuk e përmendin në Planin veprues, sepse kjo është jashtë çdo negociimi. Ju thash, mundemi në çdo fushë tjetër ta flasim, nuk duhet dhe nuk do të flasim sigurisht për atë kush jemi, çfarë jemi”, shton shefi i shtetit./mia