Prokuroria e Gostivarit: Personi i gjetur në lumin Vardar me siguri është qëlluar
Identiteti i burrit, trupi i pajetë i të cilit u nxor nga lumi Vardar në fshatin Çegran të Gostivarit ende është i panjohur. Sipas njohurive të para nga mbikëqyrja e prokurorit publik, ai është qëlluar.
Nga prokuroria publike e Gostivarit, informojnë se dje është kryer mbikëqyrje në vendin e ngjarjes pasi në ujërat e lumit Vardar është gjetur trupi i pajetë i një burri i moshës mes 30 dhe 40 vjet.
Njohuritë e para tregojnë se bëhet fjalë për vde kje të dhunshme të shkaktuar nga të sht ënat e armës së zjarrit.
Prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksion të trupit dhe punohet në vërtetimin e shkaqeve për vdekjen si dhe identifikimin e viktimës.
Dje pasdite, një banor i fshatit ka vërejt trup njeriu që ka qenë në fazën e dekompozimit me çka e ka paraqitur rastin në polici.