Qeset e plastikës akoma në treg, u paralajmërua largimi i tyre por nuk i realizua
Për fillim të vitit 2021 u paralajmërua, por nuk u ndalua shitja e qeseve të plastikës. Ato do të zëvendësoheshin me qese bio-dekompozuese që duhet të shiten nga 10 denarë. Kjo është parashikuar në zgjidhjen e propozuar ligjore për menaxhimin e paketimit dhe mbeturinave. Megjithatë, ky Ligj u miratua në Qeveri dy javë më parë, por nuk është në procedurë parlamentare. Sot, “Iniciativa për ndalimin e qeseve të plastikës” reagoi se ky është edhe një tjetër premtim i parealizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor. Kërkojnë miratim më të shpejtë të ndalimit ligjor të shitjes së qeseve plastike.
Të forcohen standardet për ndalimin e qeseve plastike. Gjithashtu theksojmë se Ministria e Mjedisit Jetësor nuk duhet sërish t’ia lejojë vetes luksin, pas miratimit të Ligjit të ri, me akt nënligjor të groposë ndalimin ligjor të qeseve plastike. Mbrojtja e mjedisit dhe natyrës nuk është luks, por parakusht i domosdoshëm për jetë cilësore. Ndotja me plastikë është problem i nënvlerësuar, por real – thonë nga niciativa “Ndal qeseve plastike”.
Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini, para më shumë se një viti paralajmëroi se nga 1 janari i vitit 2021, nuk do të shiten qeset plastike. Ideja ishte që qytetarët të bëjnë pazarin me qese ekologjike në mënyrë që të mos ndotet mjedisi. Kjo është masë që duhet ta pranojmë të gjithë dhe do të duhet të mësohemi me të, në mënyrë që përgjegjësia të merret përsipër nga të gjitha palët. Ideja është të rritet çmimi në mënyrë që qytetarët të stimulohen dhe të mbajnë një lloj tjetër çantash nga shtëpia, në mënyrë që të mos kenë nevojë për të blerë qese plastike – deklaroi Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor.
Sipas analizave, brenda vitit në vend përdoren rreth 150 milion qese ose thuajse 2000 tonë plastikë, që më vështirë dekompozohet dhe shkatërrohet.