RajoniTop Lajme

Qytetari nga Malisheva ndërton një autoblindë

Shpërndaje

Ndonëse nuk është ndonjë inxhinier i diplomuar, Refki Zogaj nga Bellanica e Malishevës ka arritur të ndërtojë një automjet që u ngjan shumë autoblindave ushtarake.Ndërtimi i autoblindës Refki Zogajt i mori një vit kohë.Ai thotë se nuk punoi tërë kohën për ndërtimin e këtij automjeti.Me madhësinë e një xhipi, autoblinda lëviz sikurse ato që ndërtohen në fabrika që prodhojnë automjete ushtarake.Refki Zogaj, i cili është saldues i certifikuar nga organizata gjermane GIZ dhe AIEX-i austriak, thotë se për ta ndërtuar autoblindën nuk ka pasur kurrfarë skice dhe e tëra është në bazë të ideve të tij.

Gjithashtu, ai tregon për materialin që përdori për ta ndërtuar autoblindën.“Llamarinën e ka 5 mm, kjo këtu, poshtë 10 mm dhe llamarinë ka mjaft në Kosovë, por tek kthesat dhe elementet tjera ne nuk kemi asi teknike të fortë, jemi munu, por punë dore është punuar kjo krejt”, thotë Refkiu.Ai tregon se si i përshtati pjesët e autoblindës së tij.“Më është dashur xhamat me i zvogëlu, sepse automjetet e luftës nuk është mirë xhami me kanë shumë i madh”, shton ai.Autoblinda është funksionale dhe lëviz përmes zinxhirëve. Përveç drejtuesit ajo zë edhe 6 persona dhe ka një dritare në tavan, ku mund të rrijë një ushtar me armën e tij.“Për me dhezë -dhezë n’çelës, sikur krejt mjetet e tjera, e ka pedalën e frenit dhe gazit. Kjo ecë në mënyrë hidraulike, timon nuk ka, me këtë kthehet në anën e djathtë dhe të majtë, këtu hapet dhe mbyllet dera. Këto janë pajisjet për me funksionu autoblinda”, shton ai.Refki Zogaj tregon se autoblindën e ka porositur Alban Kastrati, mërgimtar në Zvicër, dhe i dedikohet dëshmorit Ibrahim Mazreku.Në fund Zogaj ka një urim të veçantë për bashkatdhetarët.“Pa bashkatdhetarët nuk ka jetë në Kosovë, pasi ne fabrika nuk kemi dhe përveç dëshmorëve që kanë dhënë kontribut për Kosovës, të dytit janë bashkatdhetarët që e mbajnë këtë vend”, thotë Refki Zogaj./kallxo.com