Rama: Nis puna për ndërtimin e spitalit të Fierit, do administrohet nga ekspertë turq
Ka nisur puna për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit, të premtuar nga Presidenti i Turqisë, Erdogan.
Gjatë një video të shpërndarë për mediat, kryeministri Edi Rama ka dhënë detajet rreth ndërtimit të këtij spitali duke thënë se do të administrohet për një periudhë të caktuar nga turqit ndërsa më pas do të kalojë tek stafi shqiptarë.
Më tej Rama ka shkruar se ky spital rajonal do të jetë njëkohësisht një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar, duke u administruar e drejtuar në çdo pavion prej ekspertëve e mjekëve turq për një periudhë tranzitore, deri në kalimin e kompetencave tek drejtuesit shqiptarë, të cilët do të punojnë e mësojnë krah për krah ekspertëve turq.
“Menaxheri, shefi i burimeve njerëzore do të jenë të gjithë të sistemit shëndetësor të Turqisë, Shefi i burimeve njerëzore. Do të jetë publik dhe me të njëjtat standarte. Nuk do ketë ngarkesë financiar dhe do jetë falas. Për një periudhë forme do të jetë kështu deri në transferimin tek mjekët dhe administratorët tanë. Do të administrohen dhe do rekrutohen mjekë infermier nga turqit. Do shërbejë si një laborator i dijeve të transferuar. Eksperiencë kapacitete dhe do realizojë atë objektiv në zonën e Fieri një spital që i shërben të gjithë zonës së Jugut. Në vend që të ikin në Turqi do të kenë të njëjtin shërbim si në mes të Stambollit apo Ankaras. Do ndërtohet për tre muaj. Duhet të përcaktojmë me urgjencë zonën dhe duhet të jetë në anë të autostradës. Jo larg. Duhet të ketë akses të plotë në infrastrukturë dhe javën tjetër fillon puna. Vijnë njerëzit për të bërë matjet. Projektin po e bëjnë gati në modulet që kanë. Dhe ne nuk do i zvarritim jo leja e ndërtimit jo leje e asaj e kësja. Duhet të ngesh një skuadër me tre e veta që të merren me këtë punë. Dhe jo të vijnë ata të kërkojnë jo merr këtë jo merr atë. Ta bëjmë me sukses këtë punë. Është sfida e tyre për tre muaj, por nëse nuk e arrijnë të mos mbetet tek ne. Ata thonë e bëjnë për tre le të vijnë ta bëjnë për tre.”
“Do të jetë i aksesueshëm për ët gjithë. Me pronarin e mundshëm do bëjmë menjëherë kontaktin dhe marrëveshjen për të na dhënë akses të punojmë dhe procedura e shpronësimit të bëhet në kohë. Jo si për Leavanin në autostradë që na i la Saliu tërkuzë, mal. Të jetë marrëveshje e gatshme. Dhe ta dinë që kur merr lekët. Të paguajmë penallti për çdo ditë.” ka thënë Rama./TCH/