BotaKuriozitete

Rrëfimi i personit që udhëtoi nga Afrika në Londër i fshehur në rrotën e aeroplanit

Shpërndaje

Një person me origjinë nga Afrika i cili ka mbijetuar për 11 orë fluturimi nga Johannesburgu deri në Londër i fshehur te rrotat e aeroplanit ka treguar fjalët e fundit të cilat i ka shkëmbyer me shokun e tij, trupi i të cilit ra nga aeroplani i British Airways i cili do të shkonte në Heathrow.

“Ne ja dolëm’ pastaj humba vetëdijen për shkak të mungesës së oksigjenit”, tha njeriu i njohur si Themba i cili për herë të parë foli publikisht për udhëtimin dëshpërues të cilën e morën dy burrat në vitin 2015. Derisa ai shpëtoi dhe është duke jetuar për pesë vjet në Liverpool, i riu me prejardhje nga Mozambiku i cili u nis bashkë me të vdiq për shkak të disa lëndimeve pasi ra nga 430 metra nga fluturimi në qershor të 2015-ës. Njeriu i cili vdiq quhej Carlito Vale dhe ishte nisur për Londër për të gjetur një jetë të re, shkruan The Guardian.

Burrat ishin përgatitur të qëndronin larg në një fluturim BA në pistën në Johanesburg duke studiuar planet e avionëve në një libër, tha Justin për Guardian. Këtë javë, historia e tij dhe e Vale do të tregohet në një dokumentar të Kanalit 4, “Njeriu që ra nga qielli”. “Ne thamë që mund të shkonim nga Delta, por ne menduam që po shkonim për një fluturim të shkurtër, ‘le të shkojmë në Londër”, tha Justin. “Gjithashtu nuk kishim ide sesa plan i rrezikshëm ishte”.

Derisa është dyshuar se ata kanë pasur ndihmë nga brenda për të hyrë te vendi nga ku fluturuan, ai insistoi se planin e kanë bërë të vetëm. “Nuk isha shumë larg nga motori. Ti mund ta ndjeje nga jashtë kur ai ishte duke u rrotulluar”, ka thënë ai. Ai ka treguar disa shenja të të djegurave në duar. “Ti mund t’i shihje shtëpitë poshtë derisa aeroplani ishte duke fluturuar”. E vetmja gjë të cilën ai e mban mend është zgjimi në Londër, në një karrige me rrota. Vale dhe Justin janë rritur bashkë në një qytet në Johannesburg. Vale kishte planifikuar që anëtarët e familjes t’i merrte nga Mozambiku pas disa vitesh.

“Më kujtohet kur kam folur me Karliton… ai tha që donte të bëhej DJ dhe pastaj ai do të kthehej ta merrte vajzën e tij pas disa vitesh”, ka thënë Justin. “Vërtetë e kam dëshiruar më të mirën për të, prandaj mendova që më e mira për ne është të shikojmë për një të ardhme më të mirë”.

Ai thotë se kishte parë vetën në spital ku policia dhe hetuesit i kishin treguar një fotografi të Vales. Sipas tij, ai kishte menduar ende që ai ishte në aeroplan, por pastaj i kishin treguar se ai nuk ja kishte dalë. Justin tanimë ka nisur një jetë të re në Liverpool dhe është duke bërë shoqëri të re. “Kam parë që këtu është më e lehtë sepse njerëzit janë të mirë dhe gjentil”, ka thënë ai.