MaqedoniTop Lajme

Rriten çmimet e derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,64 për qind.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denar/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 0.50.

ЕUROSUPER BS-95 do të shitet për 62.00 denarë për litër, ndërsa ЕUROSUPER BS-98 për 63.50 denarë.

Dizeli do të shitet për 53.50 denarë, ndërsa Vaji për djegie ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 53.00

Në shtatë ditët e kaluara, të gjitha çmimet e referencës në tregjet e aksioneve botërore janë rritur – benzinë ​​me 5.431 për qind, naftë me 2.43 përqind, Vaji ekstra i lehtë për 2.872 për qind dhe karburanti për 5.156 për qind.