Rusia e gatshme për bisedime me SHBA-në
Qeveria në Rusi është e gatshme për të filluar një dialog me Shtetet e Bashkuara, pas ardhjes në pushtet të presidentit të ri Joe Biden. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov, i cili ka thënë se janë në pritje të nisjes së bisedimeve.
“Sigurisht, ne jemi duke shpresuar për një dialog të suksesshëm. Ky do të jetë një dialog, ku, natyrisht, diferencat tona do të ngrihen, në një masë të madhe. Por në të njëjtën kohë, dialogu është një shans për të gjetur bërthama logjike dhe marrëdhëniet tona të bëhen më afërta. Edhe nëse qeveria aktuale është e gatshme për një qasje të tillë, nuk kam dyshim se presidenti ynë do të përgjigjet me edukatë.”-ka thënë ai.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit kanë qenë në nivelin më të ulët historik që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ku të dyja palët kanë që qenë në konflikt për rolin e Rusisë në Ukrainë dhe së fundmi Shtetet e Bashkuara kanë ngritur pretendime se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale, akuza të cilat Moska i ka hedhur poshtë.
Po ashtu, Shtetet e Bashkuara ditën e djeshme iu bënë thirrje autoriteteve ruse të lirojnë protestuesit dhe gazetarët e arrestuar gjatë tubimeve në mbështetje të kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny. Po ashtu, një nga çështjet më të nxehta për t’u diskutuar nga të dy vendet është marrëveshja e kontrollit të armëve, e njohur si START i Ri, e cila skadon në 5 shkurt.
Shtëpia e Bardhë njoftoi javën e kaluar se Biden do të kërkojë një zgjatje pesë-vjeçare të zbatimit të tij. Nga ana e saj, Kremlini ka kërkuar propozime konkrete nga Uashingtoni.