Sa para i kërkon Labi për dasmë Leonora Jakupit
Këngëtarja Leonora Jakupi ka folur së fundi rreth jetës së saj private. Ajo ka treguar se është në lidhje qe nëntë vite.
E kur u pyet rreth planeve që ka për këtë vit, Leonora u shpreh se ka dëshirë që këtë vit të krijojë familjen e saj.
“Kisha pas qef që në vitin 2021 me kriju familjen time”, tha Leonora.
Pas kësaj deklarate, Labinot Tahiri e pyeti nëse do ta ftonte në dasmë. Kur Leonora i tha nëse do të vinte për të kënduar, Labi iu përgjigj me shaka se duhet të paguajë 10 mijë euro.
“10 mijë euro i paguan. Vijë si mysafirë, se s’më le pa thirr ti. Nëse s’më thirr ti, më thirr mami yt”, tha Labi.