Maqedoni

Sela: Kryeministri aktual është kryemashtruesi më i madh i vendit

Shpërndaje

BDl dhe LSDM janë njëlloj, pakashumë, pasi janë bërë si binjak siamez. Kështu i ka quajtur partnerët e koalicionit në ekzekutivin e RMV, lideri i opozitës shqipëtare, Ziadin Sela sonte në emisionin “Politica” në Tv Globi.

“Të dy palët janë pratnerë të qeverisë. Ky tjetri (Zaevi) është kryemashtruesi i vendit. Fjala e tij në opinion nuk është dosido për qytetarët, mendoj se çdo kush i ka të freskëta fjalët e tij nga ato preskonferenca për të vërtetën e tmerrshme për “Monstrën”. Pastaj, sot e shohim tek luan politikisht përsëri në kurrzi të disa familjeve të cilat i vaujnë pasojat qoftë të atyre familjeve të atyre të rinjëve që u vr*anë, qoftë atyre familjarë që ndoshta padrejtësisht shetiten gjyqeve e i rigjykojnë dhe na shtojnë dliemat mbi drejtësinë”, tha Zidain sela, kryetar i ASH-së.