Rajoni

Shqipe Mehmeti-Selimi, ushtarja më e re e UÇK-së, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete

Shpërndaje

Lëvizja VETËVENDOSJE, i ka dorëzuar listat me emra të kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në mesin e emrave që synojnë të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, është edhe ish-ushtarja më e re e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bëhet fjalë për Shqipe Mehmeti – Selimi, e cila ishte vetëm 15 vjeçare, kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shqipe Mehmeti – Selimi, ishte prezantuar nga mediat e mëdha botërore, për faktin se si shqiptarët e Kosovës, pavarësisht moshës, janë inkuadruar masivisht për t’u çliruar nga regjimi serb.

Shqipe Mehmeti – Selimi, mban numrin 10 në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, për zgjedhjet e 14 shkurtit, njësoj siç më herët e mbante Rexhep Selimi, me të cilin është e martuar dhe kanë dy fëmijë.