Shqiptari që udhëhoqi protestën pro Trump, me shqiponjën në gjoks i del para turmës
SHBA-ja u përfshi nga një protestë e fuqishme për shkak se ata që mbështesin Donald Trumpin nuk ishin dakord me certifikimin e Joe Bidenit si president i ri.
Pretendimi kryesor nga administrata e Trumpit ka pasur të bëjë pikërisht me manipulimin e zgjedhjeve nga demokratët.
Një nga oraganizatorët e protestës ishte dhe John Alite, me origjinë shqiptare dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trumpit.
Ai është parë në krye të protestës, ndërsa nuk kanë munguar edhe simbolet identifikuese shqiptare. Ai kishte të veshur një triko të kuqe dhe me shqiponjën dykrenare të stampuar në të.