MaqedoniTop Lajme

Skandal në spitalin e Dibrës: Në vend të punësuarve, drejtori i ka dhënë “bonus” bashkëshortes?! (Dokument)

Shpërndaje

Portali “Lider” shkruan se në redaksinë e tyre ka arritur një dokument që tregon se drejtori i spitalit të Dibrës gjoja ka ndarë shpërblime për luftën kundër Kovid personave që nuk janë të punësuar në spital, në mesin e të cilëve edhe bashkëshortes së tij.

Në vend të punonjësve në Qendrën për Covid në Dibër të cilëve u takon shpërblim i njëhershëm, në listen për pagë bonus, drejtori i Spitalit në Dibër ka vendosur në listë persona që nuk punojnë në spital.

Dokumenti ekskluziv e dëshmon se bonusi i njëhershëm prej 30.000 denarësh që u takon të gjithë punonjësve shëndetësor që punojnë me pacientë me Covid, në Spitalin e Përgjithshëm të Dibrës iu dha personave që nuk janë të punësuar fare në spital.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Dibrës, Baki Alili, dyshohet se shtoi në listën e çmimeve të njëhershme gruan e tij Bukurije Alili dhe gruan e Sekretarit (Mersim Koleci) të SP-Dibër – Sihana Koleci, e cila punon si infermiere te vaksinat, por nuk ka lidhshmëri me punën me koronavirusin.

Personat e punësuar në Qendrën Covid që kanë të drejtë shpërblimi prej 30 mijë denarë, ndërsa nuk janë përfshirë në listën për marrjen e pagës bonus janë: një infermiere në Qendrën Covid Xheneta Miftarovska; Ardit Lutfiu – fizioterapist që punon me pacientë në Qendrën Covid; dhe tre laborantë – Samir Fetovski, Zuhra Kosovrasti, Igor Kirovski të cilët marrin gjak çdo ditë dhe bëjjnë analiza të pacientëve me Covid-19.

Ata në vend të 30.000 denarë, kanë marrë pagë 14000 denarë.

A do të ketë reagim dhe përgjegjësi nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe për shkarkimin e drejtorit që abuzoi me pozitën e tij?