Sot votohet përbërja e re e KSHZ-së
Zgjedhja e anëtarëve të KSHZ-së është një nga pikat e rendit të ditës në seancën plenare të caktuar për sot.
Seanca u caktua nga ana e Xhaferit pasi komisioni e konfirmoi listën prej 14 kandidatëve.
Partitë nuk kumtuan zyrtarisht për kë do të japin mbështetjen e tyre pasi iu dërgua lista për t’u sqaruar. Vetëm VMRO-DPMNE e theksoi mbështetjen për kandidimin e Aleksandar Dashtevskit për kryetar të ardhshëm të KSHZ-së.
Anëtarët e deritanishëm të KSHZ-së kërkojnë mandat të ri, ndërsa në listë mungon vetëm Derkoski.
Mandati aktual i KSHZ-së skadon më 15 janar.