Rajoni

Spitali i Fierit/ Rama i prerë: U them banorëve se s’është për diskutim por zbatim

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së sitës së sotme me gazetarët, ku dha detaje në lidhje me vaksinimin kundër COVID që nis ditën e sotme komentoi kundërshtimin e pronarëve të tokës ku do të ndërtohet spitali i Fierit.

Ai tha se nuk ka kohë për diskutime të tyre, por duhet të firmosin që të mos humbim kohë në ndërtimin e spitalit.

“Janë 12 familje, spitali do të jetë publik. Do jetë një spital ku Turqia do kontribuojë jo vetëm për ndërtimin por dhe të teknologjisë dhe dijes si dhe për një kohë do drejtohet nga specialiste turq. Do punësohen aty mjekë dhe infermierë turq që do punojnë nën drejtimin e specialistëve turq dhe ne fund këta do marrin drejtimin e spitalit. Është publik dua ta theksoj këtë njësoj si gjithë të tjerët nën ombrellën e ministrisë së Shëndetësisë. Pra shteti ka të drejtë të bëjë shpronësim në mirë të interesit publik, protestat nuk funksionojnë kur s’kanë bazë të sanksionuar në ligj. Iu them banorëve se kjo është nuk është për diskutim por për zbatim, prandaj ju është kërkuar të firmosin një marrëveshje, meqë koha është e pakët, dhe ju kemi thënë se në atë territor, për çdo pjesë tjetër jemi gati tu japim mundësinë që të ngrenë njësi shërbimi dhe për ata që vijnë në spital. Për shkak se u është kërkuar kjo marrëveshje, dhe për çdo ditë vonese, qeveria do paguajë dëmin, garanci më shumë se kaq s’mund të japim”, tha Rama.