Tragjedi në Bosnjë dhe Hercegovinë, tetë të rinj të moshës 19 vjeçare humbin jetën në natën e Vitit të Ri
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Posusje të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Tetë të rinj vdiqën në rrethana ende të dyshimta në natën e Vitit të Ri, transmeton Indeksonline.
Sot pritet që të filloj autopsia, për të zbuluar më shumë se cili ka qenë shkaku I vdekjes së tetë të rinjve. Ata ishin duke festuar në një vilë.
Ministria e Brendshme e Kantonit të Hercegovinës Perëndimore dhe Prokuroria thanë se tani për tani gjithçka tregon se vdekja ndodhi për shkak të çlirimit të gazrave toksikë nga njësia, e cila ishte e vendosur në dhomën ndihmëse të vilës ku festuan Ivan Miličević, Stipe Romić, Mirela Rezo , Žana Pavković, Mia Soldo, Stipe Pavković, Marija Pavković dhe Stjepan Jukić, të gjithë të lindur në 2001.
Gjatë inspektimit, u përcaktua që dritarja ishte gjysmë e hapur, dhe ka shumë të ngjarë që në këtë mënyrë gazrat e shkarkimit, konkretisht monoksidi i karbonit, të mbytnin tetë të rinj./Indeksonline