RajoniTop Lajme

U mbajt sekret nga Rama/ Dozat e vaksinës Pfizer në Shqipëri erdhën nga Gjermania

Shpërndaje

Ditën e djeshme në Shqipëri nisi zyrtarisht procesi i vaksinimit kundër Covid. Kompania nga e cila janë siguruar vaksinat është Pfizer. Por gjatë konferencës kryeministri Rama refuzoi në mënyrë të përsëritur të tregonte emrin e vendit që ka bërë të mundur mbërritjen e tyre në Shqipëri. Ai u mjaftua vetëm duke thënë se është një shtet europian. Në fillim pasti zëra se ky shtet mund të ishte Greqia apo Austria. Por ditën e sotme është publikuar një dokument ku vërtetohet se vaksinat janë sjëllë nga Gjermania. Në dokument shihet se vaksina ka si vend origjine dhe eksporti Gjermaninë, ndërsa dërguesi është kompania Pfizer/BioNtech. Mësohet se vaksina ka mbërritur në Shqipëri në orën 13:45, dhe është zhdoganuar në orën 14:42, fiks 18 minuta para se të niste zyrtarisht vaksinimi në stadiumin “Air Albania”.

Për një orë u vaksinuan 50 persona, ku e para që mori dozën e vaksinës që shefja e Infektivit Najada Como, për të vijuar më pas me kryeministrin Rama dhe mjekët Tritan Kalo e Pëllumb Pipero.