MaqedoniTop Lajme

Veljanovski shprehet i kënaqur nga fjalët e sotme të Fatime Fetait

Shpërndaje

Ish kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, është shprehur i kënaqur nga fjalët përfundimtare të Fatime Fetait në seancën e sotm gjyqësore për rastin “Monstra”.

Fetai ka deklaruar se spekulim është se makina “Opel omega” ka qenë e “Alfave” si dhe atë viktimat janë vrarë në një vend tjetër dhe janë sjellë në lokacionin ku janë gjetur.
Ajo e ka hedhur poshtë edhe spekulimin se gjoja viktimat janë njohur me vajzën e ish spikerit të Kuvendit, Trajko Veljanovski.

“Është spekuluar se shpesh janë shoqëruar, dhe për këtë shkak janë likuiduar. Deri në këtë moment nuk u ofrua asnjë provë por nuk kishte asnjë indicie se të rinjtë janë njohur me fëmijët e funksionarëve dhe se gjoja kanë pasur llogari të pambyllura, për shkak të cilave janë likuiduar”, deklaroi Fetai.

Sa i përket dëshmitarit të mbrojtur ajo tha se ai ekziston dhe se katër prokurorë të PSP janë takuar me të.
Veljanovski është shprehur i gëzuar që e ka pritur këtë ditë, duke shtuar se në këtë mënyrë kanë rënë në ujë të gjitha “akuzat e motivuara politikisht” për involvimin e tij në rastin “Monstra”.