Aktori Muzafer Etemi zgjidhet kryetar i degës së ASH-së në Tetovë
Aleanca për Shqiptarët sot në një atmosferë pune dhe festive me shumicë votash dhe në një garë të fortë mes dy kandidatëve,Gadaf Huzeiri dhe aktori Muzafer Etemi.
Kuvendi qendrorë i Aleancës për Shqiptarët-dega Tetovë me shumicë votash përmes një proçesi demokratik, me vota të fshehta, për Kryetar Dege i Tetovës u zgjodhë aktori i njohur Muzafer Etemi.
Kryetari i posazgjeshur Etemi, ka falënderuar antarët e Kuvendit për mbështetjen dhe ka premtuar një angazhim të sinqertë për Tetovën, për gjithë Shqiptarët, për të ardhem, për rininë që kërkon ndryshimin aq shumë të nevojshëm, tha Kryetari i posazgjedhur Muzafer Etemi.
Më pas Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela fillimisht uroi kuvendin e Degës së Aleancës për Shqiptarët-Dega Tetovë për një proçes shumë demokratik për zgjedhjen e Kryesisë dhe Kryetarit të Degës Tetovë.
Sela fillimisht uroi Kryetarin e posazgjedhur Muzafer Etemi duke i uruar sukses në punë.
Sela: Tetova ka një rëndësi të veçantë për ne si Aleancë për Shqiptarët dhe kjo që po bëjmë sot është pikërishtë ajo, fuqizimi i Tetovës dhe jam i bindur se po krijojmë një ekip fitues.
Ju e dini se ky është vit zgjedhorë,n a presin zgjedhjet lokale të cilat jam i sigurtë se do ti fitojmë dhe ndryshimi do të fillojë pikërishtë këtu, në Tetovë.
Deklaroi Sela para Kuvendeve të Degës së Tetovës.