MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti uron Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përgëzuar të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor.

“Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë pasur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek BDl-ja dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë”, ka thënë Ahmeti.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të BDl-së, Ali Ahmneti:

Përgëzoj të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor.

Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët.

Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane.

Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë pasur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek BDl-ja dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë.