RajoniTop Lajme

Dozat e Pfizer mbërrijnë sot në Shqipëri/ Rama: Afër marrëveshjes me AstraZeneca! Vazhdojmë injektimin tek infermierët dhe të moshuarit

Shpërndaje

Në përfundim të mbledhjet me koordinatorët politik në qarqe, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me mbërritjen e vaksinave të Pfizer në Shqipëri.

Rama ka thënë se në vendin tonë do të mbërrijnë më pak doza sesa ishin parashikuar por të mjaftueshme për të vazhduar vaksinimin tek mjekët. Ai ka thënë se do të nis vaksinimi edhe tek të moshuarit.

Kryeministri Edi Rama më tej ka shtuar se qeveria po punon për të arritur marrëveshjen me kompaninë AstraZeneca.

I pyetur nga gazetari Top Channe Muhamed Veliu për një përditësim për sa i përket ardhjes të vaksinës anti covid kryeministri Edi Rama tha:

“Jemi në kushtet kur kemi një kontratë direkte dhe nuk jemi në dorë të mekanizmave institucional të BE. Nuk jemi në dorë as të mekanizmit të COVAX, që edhe aty problemi është i jashtëzakonshëm, pjesë e kësaj katrahure. Kanë nisur kërcënimet për hedhje në gjyqe për kompanitë nga BE. Ne kemi vetëm një spostim në kohë, pasi dozat e para të Pfizer duhet të vinin në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmim të fundit, dozat e para mbërrijnë sot në darkë. Do të vazhdojmë me faza. Jemi shumë afër një marrëveshje përfundimtare me Astrazencën, po vazhdojmë kontaktet me disa vende. Janë 3 shtete që vazhdojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë. Për momentin mund ta them pa optimizëm të ekzagjeruar se skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh, nuk ka rënë akoma. Pavarësisht se disa vonesa nuk janë të lidhura me ne. Do vazhdojmë me mjekët dhe infermierët, se kanë radhët të parët. Paralelisht do të nisim me të moshuarit. Se kam numrin e saktë se sa do të jenë dozat që do të mbërrijnë sot. Do vazhdojmë të vaksinojmë të tjerë, Muaj shkurt do të jetë një muaj me qartësi të të gjithë procesit. Sot do të vijnë doza më pak se sa ishin angazhuar në herën e parë.”, tha ai./Top Channel