Maqedoni

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Shpërndaje

Qeveria e Zoran Zaevit dita ditës po përballet me problematikën e numrave, ku disa ditë është tentuar të krijohet shumicë parlamentare por nuk ka qenë e mundur.

Pas publikimit të projekteve në kulturë, “kokëdhimbjet” për kryeministrinë Zaev siç duket po shtohen. Siç mëson INA, Lëvizja BESA mund ta lëshojë qeverinë për shkak që projektet e ndara nga Ministria e Kulturës ishin tejet diskriminues për shqiptarët. Katër deputetët e kësaj partie janë vendimtar për koalicionin qeverisës, por ditët në vijim do të jenë vendimtare.

Veprimi i fundit i ministrisë së kulturës ka qenë kulmi i “shpërthimit” të paknaqësisë të kësaj partie në Qeveri.

Ministria e Kulturës ka diskriminuar projektet shqiptare. Vetëm 16% të buxhetit ka shkuar për projektet shqiptare. Pra vetëm 84 milionë e 300 mijë denarë, nga gjithsej 508 milionë denarë sa është buxheti. Zëvendësministri i kulturës, Sedat Sulejmani hapur theksoi për TV21 se programi që dje e shpalosi Ministrja Irena Stefoska, është diskriminues për kulturën shqiptare. “Vendimi i ministreshës është diskriminues dhe jashtë çdo logjike. Unë disa herë kam tentuar që të jem pjesë e procesit për programin vjetor, por ministresha ka abuzuar me atë që ia mundëson ligji dhe është thirrur se ajo vendosë për gjithçka”, potencoi Sedat Sulejmani – zëvendësministër i Kulturës.