RajoniTop Lajme

Emocionuese, fëmijë shqiptarë nga mbarë bota recitojnë vargjet e Mjedës për Gjuhën Shqipe (Video)

Shpërndaje

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka shpërndarë një video emocionuese fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare dhe disapora, teksa recitojnë vargjet e poezisë “Gjuha Shqype” të Ndre Mjedës. Xhaçka falenderon mbi 450 mësues, të cilët në 19 vende të botës kontribuojnë që gjuha jonë të mësohet nga brezat e rinj.

“Mirënjohje për të gjithë bashkëatdhetarët tanë që trashëgojnë tek këta fëmijë shqipen e bukur” shkruan Xhaçka. Që nga viti 1999 kur UNESCO shpalli 21 shkurtin Ditë Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, çdo vit në gjithë botë organizohen aktivitete me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve amtare. Në vitin 2007, e njëjta ditë është pranuar nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara.

Data 21 shkurt është caktuar për të përkujtuar vitin 1952, ku ndodhi vrasja e disa studentëve të Universitetit Dhaka me origjinë Bengali, të cilët qenë vrarë nga policët pakistanezë derisa protestonin për të drejtën e gjuhës së tyre bengaleze. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësore dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.