Fillon zyrtarisht fushata fitimtare për LVV 127. Afrohet dita e ndryshimit të madh (Video)
Fillon zyrtarisht fushata fitimtare për LVV 127. Afrohet dita e ndryshimit të madh.
KREJT dhe DREJT numrit 127
Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti me presidenten, Vjosa Osmani, para pjesëmarrësve në veturat e parkuara te ‘Pallati i Rinisë’, dhe mijëra qytetarëve që po e ndiqnin ngjarjen nga shtëpitë e rrjetet sociale, hapën sot zyrtarisht fushatën zgjedhore për qeverinë e shumicës që po vjen me 14 shkurt.
Nga të gjitha rrugët e jetës e për të njëjtin ideal, me të gjitha dëshirat dhe për të njëjtat ëndrra, me respekt për vetveten si punëtorë e gra, të papunë e të rinj, shqiptarë e pakica, krejt bashkë rendim drejt 14 shkurtit për vetëvendosje, për numrin 127. Për punën e sigurtë e me dinjitet, për shëndetin individual përmes shëndetësisë publike, për rininë e edukuar dhe profesionale, për gratë me punë e me barazi, për fermerët me tokat në prodhim, më 14 shkurt votojmë bash për krejt dhe me krejt, sepse vetëm bashkë është e mundshme.
#KREJTdheDREJT
#127