Maqedoni

Franca dhuron donacion, pajisje teknike dhe softuer për Ministrinë e Punëve të Brendshme

Shpërndaje

Sot Franca për Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Departamentin e Hetimeve dhe Ekspertizave Teknike-Forenzike dorëzoj një donacion të përbërë prej pajisjeve teknike dhe softuer. Përmes këtyre pajisjeve, MPB do ta ketë më të lehtë të parandalojë tregtinë me armë të vogla dhe të lehta si dhe municionit të kalibrit të vogël.

Për këtë aktivitet falënderova përzemërsisht ambasadorin e Francës në Shkup, z. Siril Bomgartner me të cilin gjatë takimit të sotëm shkëmbyem mendime edhe për tema të tjera aktuale në vend.

z. Bomgartner na informoi se partnerë të këtij projekti janë Instituti Kombëtar i Shkencës Ligjore nga Lioni, i cili ka siguruar planet e pajisjeve si dhe Drejtoria për Bashkëpunim të Sigurisë dhe Mbrojtjes (DCSD) në Ministrinë Franceze të Evropës dhe Punëve të Jashtme, e cila financoi donacionin bashkë me kompaninë “Ivotehna”, e cila kreu punimet.