Grupi i Kumanovës uron Albinin e Vjosën për fitoren e madhe
Nga Pjestarët E Grupit Kumanovës
Zgjedhjet në Kosovë!
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, dëshmuan rëndësinë e madhe,se vendi ynë ka nevojë për ndryshime,pra këto zgjedhje ishin të veçanta.!
Maturia dhe vullneti qytetarë që ju drejtuan kutive të votimit, ishin treguesi kryesorë se qytetarët e Kosovës, kanë vendosur për ndryshimin e madhë, dhe nuk lejojnë më qe një kastë e vjetër e kriminale, e shpërndarë në të gjitha partitë humbëse në këto zgjedhje,të luaj me të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe të Kosovës…!
Fitorja bindëse e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, tregon se po vjen një frymë e re politike te Shqiptarët, e cila besojmë që do ndikojë me fitore të tilla, edhe te partitë reformatore shqiptare gjithëandej në trojet tona, dhe sidomos tek vëllezërit tanë në Maqedoninë e Veriut, në zgjedhjet e ardhshme.!
Një urim i veçantë për fitoren e sotme shkon, për liderët tanë politik Albin Kurti dhe Vjosa R. Osmani .
Urime mbarë Kombit Shqiptar 🇦🇱