Ikja e Mijallkovit, Spasovski sot mund të jep dorëheqje?
Arsyeja e dorëheqjes është arratisja e djeshme e ish-drejtorit të DBK-së, Sasho Mijallkov, të cilin policia nuk arriti ta gjente në adresën e tij të shtëpisë për të dorëzuar vendimin për arrest shtëpiak në çështjen “Target-Fortress” shkruan Plusinfo.
Opozita VMRO-DPMNE po kërkon gjithashtu dorëheqjen e oficerit të parë të policisë, duke akuzuar se institucionet e dinin se të shtunën në 4 pasdite kishte rrezik se Mijalkov do të arratisej, por nuk morën masa.
Ministri MPB-së Oliver Spasovski gati dy ditë nuk paraqitet para opinionit dhe nuk dihet nëse sonte do të jep dorëheqje.