RajoniTop Lajme

Isa Mustafa, një jetë në pushtet (Video)

Shpërndaje

Pas drejtimit të saj për mbi një dekadë, Isa Mustafa dha dorëheqje nga kreu i LDK-së. Ishte pritur që këtë ta bënte gjatë fushatës së zgjedhjeve, por e bëri veç pasi që krahasuar me zgjedhjet e fundit nacionale, kjo parti u degdis në 13%, apo përgjysmë më pak vota se sa kishte në tetorin e vitit 2019. Është momenti kur duket që nga politika po del një figurë që me nga pak pauza, ka një jetë të tërë në pushtet.

Madje edhe kur ndërruan sistemet, ai e gjeti një deriçkë për tu rrasur në pushtet. Madje edhe kur ndryshuan balancat politik, ai gjeti një udhë për tu ulur në karrige ku merren vendime. InDoks në këtë episod i kthehet figurës së Isa Mustafës. Pushtetarit që s’pati as armiq me të cilët kurrsesi nuk do të nënshkruante marrëveshje, por as miq që nuk do ti linte pas.