Rajoni

Jep dorëheqje Ministrja e Financave në Kosovë, Hykmete Bajrami

Shpërndaje

Pak minuta pasi njoftoi për dorëheqjen e saj nga pozita e Ministres në detyrë të Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se aktivitetin e saj politik do ta vazhdojë si deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

Bajrami përmes një shkrimi të gjatë në Facebook ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafën, për siç thotë “besimin e dhënë për të udhëhequr një dikaster kaq të rëndësishëm”, njofton Insajderi

Ajo ka thënë se gjatë kësaj periudhe si udhëheqëse e Ministrisë së Financave, kjo ministri ka pasur dhe ende e ka barrën kryesore institucionale për çështjet që ndërlidhjen me menaxhimin e efekteve ekonomike të pandemisë.

“Konsideroj se përkundër vështirësive buxhetore të krijuara si rezultat i pandemisë, ne kemi arritur ta bëjmë më të mirën e mundshme. Reagimi i duhur dhe me masa konkrete evidentohet edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare”, ka shkruar Bajrami në Facebook.