Kamberi: Vuçiqi po tenton të kontrollojë ata që nuk po i nënshtrohen
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pasi që sipas tij, ky i fundit po tenton që t’i kontrollojë edhe të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë.
Sipas Kamberit, Vuçiqit nuk po i mjaftojnë deputetët në paralementin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët serbë në paralementin e Kosovës.
“Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë nga gjithsej 250 në parlamentin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët serbë në parlamentin e Kosovës. Po synon t’i kontrollojë edhe të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë. Dhe për këtë, nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen; qoshin ata serbë, boshnjakë, romë, shqiptarë etj”, ka shkruar Kamberi në “Facebook”.
Sipas tij “ e tërë kjo para syve të mbyllur të bashkësisë ndërkombëtare”.