Maqedoni

Komuna e Zhelinës sjell në RMV kompaninë gjermano- daneze “Strassenflex”, gati të punësohen mbi 50 persona

Shpërndaje

Kompania gjermano-daneze “Strassenflex” e prodhimit të asfaltit të gatshëm (pluhur), para komunës së Zhelinës ku prezent ishte edhe vetë kryetari i komunës së Zhelinës, shpalosën dhe demonstruan me materialin e tyre të prodhimit të asfaltit, me të cilën ofrojnë zgjidhje të shpejtë të sanimit të gropave.

Fjala është për kompani dhe material që i ka munguar tregut të Maqedonisë së Veriut.

Bëjmë të gjitha përpjekjet që kjo kompani të stacionohet në territorin e Komunës së Zhelinës, e cila parasheh hapjen e 50 vendeve të reja të punës.- ishte njoftimi i Kreut të Komunës së Zhelinë, Blerim Sejdiu.