Rajoni

Konjufca: Qytetarët mund ta votojnë Albin Kurtin pa kurrfarë problemi

Shpërndaje

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se qytetarët pa asnjë problem mund ta votojnë Albin Kurtin.

Sipas tij, asnjë gjykatë nuk mund ta shpallë të pavlefshëm fletëvotimin ku është votuar edhe Albin Kurti.

“Po e kanë hequr dhe ky ka qenë njëri prej vendimeve më të padrejta në garën politike të pasluftës. Ne nuk ndërruam renditjen sepse ajo supozon që t’i japim të drejtë KQZ-së. Unë mendoj që KQZ nuk ka pasur të drejtë. Esenca e vendimit të supremes është që Kushtetuesja nuk e ka mirë por nuk kemi çka me ba”, ka thënë Konjufca në Kanal10.

“Gjykata kushtetuese nuk është zot në këtë vend. Ajo i nënshtrohet vullnetit të sovranitetit popullor, dhe prej tij ndërtohet parlamenti. Qytetarët e votojnë numrin 1 pa kurrfarë problemi, asnjë gjykatë nuk mund ta shpallë të pavlefshëm atë fletëvotim”, shtoi Konjufca.