Kur Maqedonia e Veirut shënon rritje të Korrupsionit, Gostivari komuna me korrupsion më të ulët në vend!
Kur Maqedonia e Veirut shënon rritje të Korrupsionit, Gostivari komuna me korrupsion më të ulët në vend!
Transparenca e qeverisjes tre vjeçare të komunës së Gostivarit, në hulumtimin e fundit e nxjerrë atë si komuna më me pak korrupsion, për dallim nga komunat tjera.
Hulumtimi i fundit nga Asiciasioni për Iniciativa Demokratike (ADI), e ka nxjerrë Komunën e Gostivarit me nivel të korrupsionit shumë më ulët se shumë Komuna të vendit.
Perceptimi i mbi 600 qytetarëve është se korrupsioni në Gostivar vazhdimisht bie, ndërsa rritet liria e të shprehurit nga qytetarët dhe shoqëria civile për të ngritur zërin për çdo dukuri që nuk duhet ndodhur në mesin ku jetojmë.
Ky hulumtim, që ka realizuar (ADI) ka ardhur përmes projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare dhe shoqërisë civile, në lidhje me poltiikat dhe çështjet e orientuara drejt anti-korrupsionit.
Pjesë e këtij hulumtimi, me komunën e Gostivari, janë edhe komuna e Manastirit, Kavadarit, Kumanovës dhe Shtipit.
Rezultatet e këtij hulumtimi u prezentuan sot në Gostivar.